Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se 69 pacientë janë duke u trajtuar me koronavirus, në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, përcjell InLajmi.
Me oksigjeno-terapi po trajtohen 32 pacientë ndërsa 4 të tjerë në mjekim intensiv, që janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 11 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë, post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë
Spitali i Gjakovës, 11 pacientë
Spitali i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Gjilanit, 1 pacient post-covid
Spitali i Mitrovicës, 10 pacientë
Spitali i Ferizajt, 3 pacientë./InLajmi/