Kancelarja gjermane Angela Merkel ka dhënë alarm për mundësinë e rritjes së numrit të rasteve me koronavirus si dhe shtimin e numrit të pacientëve në spitale.
Ajo tha se është e shqetësuar për rikthimin e një “pamaturie të caktuar” në mesin e popullatës, shkruan DW.
“Rritja e numrit të të shtrirëve në spitale me koronavirus më shqetëson shumë, tha Merkel për edicionin e së dielës të Frankfurter Allgemeine Zeitung, transmeton Klankosova.tv.
“Kjo duhet të jetë një shqetësim për të gjithë ne”, tha kancelarja.