Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditën e djeshme është djegur një shtëpi në fshatin Reshtan të Suharekës.
Nuk raportohet për të lënduar teksa rasti vazhdon të hetohet nga Policia e Kosovës.
“Fsh. Reshtan Suharekë 29.10.2021-18:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë shtëpia e tij. Njësit relevante dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarje dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për lëndime në njerëz. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë /InLajmi/