Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në lidhje me rritjen e çmimeve në vend, përcjell InLajmi.
Ajo ka thënë se pas rritjeve të çmimeve, gjendja e qytetarëve financiarisht është përkeqësuar dhe varfëruar.
Gjithashtu ajo ka thënë se Qeveria Kurti, jo vetëm që ka dështuar të menaxhojë çdo situatë të krijuar, por ka shkaktuar të tjera tensionuese si formë shantazhi për sigurinë e përgjithshme publike.
Më pas, Deli-Kodra ka përmendur fjalët e presidentes Osmani në intervisten e saj në Kanal 10, ku tha se kur mirëqenia qytetare pëson përkeqësim, argumentimet e tjera mbesin veq ‘’llafe, llafe’’.
Postimi i plotë i saj:
Mirëqenia qytetare është përkeqësuar, shporta e tij është varfëruar nga rritja e çmimeve dhe kjo nuk kamuflohet dot nga asnjë manipulim me statistika.
Qytetarët kërkojnë zgjidhje të krizës dhe jo arsyetime koti, të cilat në fund të fundit, i demanton vetë realitet i krijuar. Suksesi i një qeverisje matet me përmirësimin e kualitetit të jetës! Kur mirëqenia qytetare pëson përkeqësim, të gjtha argumentimet tjera mbesin ‘llafe, llafe…’.
Sot qytetarët janë më të varfër, ndërsa premtimet profetike të qeveritarëve po tingëllojnë secilën herë më qesharake. Kjo Qeveri, jo vetëm që ka dështuar të menaxhojë çdo situatë të krijuar, por ka shkaktuar të tjera tensionuese si formë shantazhi për sigurinë e përgjithshme publike.
Nuk mund të pritet ndryshe nga një Qeveri që fajëson qytetarët për varfërimin e mirëqenies së tyre, siç është rasti më i freskët me ngritjen e çmimeve të produkteve elementare.
Si thotë një autor turk: Qeveritë e kqija gjithmonë gënjejnë, sepse të tregosh të vërtetën kërkon nderë dhe guxim!/InLajmi/