Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 25 raste pozitive me koronavirus, përcjell InLajmi.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 9 qytetarë janë shëruar.
Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve me koronavirus deri më tani është 157.326.
Kurse në total numri i rasteve aktive është 447.
Postimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:
30 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.716 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.566.251 doza të vaksinës.
Deri më sot 724.969 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.801 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.326.
Në total numri i rasteve aktive është 447./InLajmi/