Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit , Dukagjin Pupovci në një konferencë për media ka folur për fillimin e procesit të arsimit nëpër shkolla dhe zhvillimin nga 25 Tetori, raporton InLajmi.
“Nga data 25 tetor të gjitha institucionet edukative arsimore dhe ato të arsimit të lartë kanë filluar me punë të rregullt dhe orar të rregullt”.
“Në 96% është zhvilluar procesi në rregull, për dallim të disave që kanë nisur me pak vonesë. Me gjithë faktin se masat janë relaksuar shfrytëzoj rastin që të gjithë mësimdhënësit, nxënësit dhe personelin arsimor të vazhdojnë me respektimin e masave”.
Pupovci tha se çështje tjetër e rëndësishme është edhe ndarja e bursave për studentëte nivelit bachelor dhe master, i cili do të jetë i hapur deri më 3 Nëntor.
“Çështja tjetër janë konkurset për bursat, ku kjo ministri kanë ndarë njoftimin që do të japin bursa për të gjithë studentët bachelor dhe master, që do jetë i hapur deri më 3 nëntor. Dhe ndarja e bursave të tjera”, tha ai./InLajmi/