Për këtë, siç bëri të ditur kryeministri Kurti janë ndarë 10 milionë euro.
Mirëpo siç tha ai, nuk do të jepen detaje se ku planifikohet të blihen ato për shkak se mund të rriten befasisht çmimet., shkruan lajmi.net.
“Çmimet e rritura nuk kanë vec faktorë objektiv. Do të ketë gjithmonë spekulant që do të përfitojnë nga kriza. Për ambasadat do t’i ndajmë 10 milionë euro dhe do të shohim se çka është më mirë të blejmë nga vitet e ardhshme. Nuk është mirë ta paralajmërojmë një ambasadë të caktuar, sepse çdo paralajmërim e ngrit çmimin. Nëse do të thosha se në filan qyteti do ta blejmë ambasadën, atëherë automatikisht do të rritet çmimi”, tha Kurti.