Gjykatësi i Procedurës Paraprake ua ka pranuar disa nga ankesat ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit dhe ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.
Ankesat e Thaçit dhe Veselit kanë të bëjnë me “ligjshmërinë e Dhomave të Specializuara si dhe pretendimet për shkeljen e të drejtave kushtetuese të të akuzuarve”, shkruan lajmi.net.
Vendimi i gjyqtarit paraprak, do të thotë se Thaçit dhe Veselit i është lejuar që t’i apelojnë disa nga çështjet që ata i kanë ngritur.
Kësisoj, vendimi i gjyqtarit të procedurës parakrake është si vijon:
-Pranohet aplikacioni i Kadri Veselit.
-Pranohet pjesërisht aplikacioni i Hashim Thaçit.
-Refuzohet kërkesa e mbrojtjes së Thaçit për të hedhur poshtë përgjigjen ndaj aplikacionit të Thaçit dhe kërkesën e saj për të paraqitur përgjigje të mëtejshme.
-Vërteton çështjen e 2-të, 7-të dhe nëntë të riformuluar në paragrafët 39 dhe 57, si dhe çështjen e 5-të dhe 8-të.
-Refuzon lejen për të apeluar çështjen e parë, tretë, katërt dhe çështjen e gjashtë.