Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira. Do të jetë pak më ngrohtë për shkak të rritjes së lehtë të temperaturave ku ajo maksimalja pritet të arrijë deri në 17 gradë Celsius.
Në Shqipëri dhe tërë rajonin nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Do të jetë pak më ngrohtë.
Edhe ditëve të ardhshme do të vazhdojë të mbajë mot kryesisht stabil dhe relativisht i ngrohtë me rritje të mëtutjeshme të lehta të temperaturave, shkruan Meteo Ballkan.
Me fillimin e muajit të ri do të ketë shtim të vranësirave dhe riga shiu fillimisht në disa vise të Shqipërisë. Ditën e dytë të Nëntorit na pret mot plotësisht i vranët dhe me reshje shiu