Në konferencën e mbajtur në lidhje me rritjen e çmimeve, kryministri Kurti tha se Qeveria do t’i dalë në ndihmë prodhuesve me tërë kapacitetin që ka, raporton InLajmi.
Kryeminisrti Kurti theksoi se kanë biseduar me bizneset e mëdha, ku kanë thënë se kanë probleme edhe me qasje në financa si dhe tek kostoja e financimit.
“Nga komunikimi me bizneset kanë thënë se kanë probleme me qasje në financa dhe tek kostoja e financimit, po ashtu kanë thënë se e kanë të nevojshme edhe për kapacitet njerëzor në procesin e prodhimit. Qeveria do t’i ndihmojë prodhuesit me tërë kapacitetin e vet diplomatik për të gjetur tregje jashtë vendit, duhet të kemi edhe kapacitetet e nevojshme brenda vetes që të ripozicionohemi në zinxhirin global”./InLajmi/