Pranë shtëpisë së kryeministrit të vendit, Albin Kurti mbrëmë ka pasur forca të shtuara të Policisë së Kosovës pasi që ky i fundit ishte kërcënuar, raporton InLajmi.
Sa i përket kësaj çështje Kurti në konferencen e mbajtur sot tha se nuk ndihet i rrezikuar dhe as nuk e kam ndërruar agjendën time, por se organet e rendit kanë marrë veprimet e nevojshme lidhur me këtë.
“Së pari unë nuk ndjehem i rrezikuar por janë organet e sigurisë ato që i vlerësojnë kërcënimet dhe i ndërmarrin veprimet në përputhje me rrethanat e caktuara. Përndryshe unë as dje dhe as sot nuk e kam ndryshuar agjendën time”, ka thënë ai./InLajmi/