“Simptomat janë dhimbje barku, diarre, dhimbje koke dhe raste të rralla me temperaturë. Vetëm sot kanë marrë shërbimin vetëm 3 pacientë, dy janë ende, njëri është larguar. Deri më sot 500 persona kanë marrë mjekim; 150 fëmijë dhe 350 të rritur. Kjo nuk është shifër e saktë, se po evidentojmë raste që janë të përsëritura” .
Sa i përket përballimit të fluksit të këtyre pacientëve, Sheta hedh poshtë pretendimet për mungesë kapacitetesh, pasi sipas saj, pavarësisht që godina është e dëmtuar nga tërmeti, të gjithë shtretërit kanë qenë në dispozicion, po ashtu edhe medikamentet e duhura, shkruan A2.
Spitali ka flukse, nuk është e thënë që janë për këtë gjë. Spitali edhe pse ka dëmtime nga tërmeti, është i disponueshëm për shërbimin, ka të gjithë shtretërit në dispozicion. Nuk ka pasur mungesë as në medikamente dhe as në shërbime. Pretendimet që spitali i Krujës nuk i ka kapacitet nuk e dinë se si funksionon urgjenca që pacientët marrin shërbim dhe largohen”.