Ndërkaq, i lënduari ishte dërguar për ndihmën e parë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, për tu transportuar më pastaj për tretman të mëtutjeshëm mjekësorë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë (QKUK), i cili po trajtohet ende atje.
“Policia, përkatësisht Njësia e Hetimeve nga stacioni policor në Ferizaj, ishte në kërkim të personit të dyshuar dhe pas një pune intenzive në terren dhe informacioneve të siguruara, ka arritur që sot rreth orës 16:10 të arrestojë personin e dyshuar me inicialet L.B (M/K) i moshës 30 vjeçar. I dyshuari, pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në komunikatën e PK-së. /InLajmi/