Policia e Kosovës ka bërë të ditur se 2 persona janë arrestuar, pasi dyshohet se kanë vjedhur cigare në vlerë prej 50 mijë eurosh në terminalin doganor në Merdare
“Fsh. Merdare, Podujevë 25.10.2021 – 20:37. Është raportuar se në terminalin doganor është thyer muri prapa objektit dhe nga depoja janë vjedhur cigare të cilat ishin konfiskuar nga dogana pasi ishin të pa doganuara”, thuhet në raport, shkruan
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe janë arrestuar 2 të dyshuar, meshkuj kosovarë, zyrtarë të sigurimit të terminalit, të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.