Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është marrë vendim që për pensionistët të ndahen nga 100 euro shtesë për muajin Nëntor, përcjell InLajmi.
“Pagesës shtesë për përfituesit e skemës pensionale për muajin Nëntor 2021, në zbatim të pakos së ringjalljes ekonomike, Ministria e Financave Punës dhe Transfereve, ndan mjete për përfituesit e skemave pensionale për muajin Nëntor 2021. Për pagesë shtesë në vlerë të mbështetjes financiare në vlerë prej 100 euro”, tha Kurti.
Ndërsa Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se nga kjo ndihmë do të përfitojnë 300 mijë familje, ku sipas tij me këtë mbështjetje jemi në linjë me shumë shtete më të zhvilluara se ne.
“Ministria e Financave në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike ndaj pandemisë COVID-19, mbështetja 3.2 për pensionistët propozon ndarjen e 30 milionë eurove për t’u ndalë në ndihmë përfituesve të skemave pensionale. Nga kjo masë do të përfitojnë 300 mijë familje. Me këtë mbështetje prej 100 euro jemi në linjë me shumë shtete më të zhvilluara sesa ne”, u shpreh ai ndër të tjera.
Gjithashtu Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe projekt-rregulloren që iu mundëson qytetarëve regjistrimin më të lehtë të veturave, vendim ky që heq kushtin për të paguar tatimin në pronë./InLajmi/