Pavarësisht afrimitetit të krijuar mes tyre, banorët nuk harrojnë se janë e pjesë e një loje.
Nominimet nxisin gjithnjë debat dhe keqkuptime mes banorëve të cilat nuk kalojnë pa u vënë re edhe nga publiku.
“Nuk kisha kë të zgjidhja tjetër, më fal. Nëse ka një person që vlerësoj ai je ti, dhe e di që publiku të vlerëson dhe prandaj të nominova. Jam e bindur që nuk je i rrezikuar”,- i tha Paloma-Kledit pas spektaklit të mbrëmshëm.

Kledi nga ana tjetër shtoi se gjithkush duhet të kuptojë se është pjesë e një show dhe si e tillë nominimet duhet të merren me sportivitet.