Klubi i Milanit përmes një postimi në llogarinë zyrtare në twitter ka njoftuar se kanë rinovuar kontratën me mbrojtësin danez, Simon Kjaer.
‘Rosonerët’ i’a kanë vazhduar kontratën Kjaerit deri në verën e vitit 2014.
“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë rinovimin e kontratës së Simon Thorup Kjær deri më 30 qershor 2024. Simon, një profesionist shembullor brenda dhe jashtë fushës, kapiten i Danimarkës dhe i përfshirë në listën e 30 kandidatëve për Topin e Artë 2021, iu bashkua kuqezinjve në janar 2020, duke bërë debutimin e tij në ndeshjen e Kupës së Italisë kundër SPAL. Pas 66 paraqitjeve dhe 1 golit të shënuar në ‘Old Trafford’ kundër Manchester United, Kjær dhe Milan do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre së bashku”, thuhet në njoftimin e klubit, transmeton Gazeta Infokus.
Simon Kjaer po kalon në formë të mirë dhe është përfshirë në listën prej 30 lojtarëve në garë për Topin e Artë.