Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 444 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) si dhe 225 pacientë që fituan betejën kundër pandemisë
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 200.856, prej të cilëve 187.374 janë shëruar.
Vendi po ashtu ka regjistruar 8 viktima të tjera, duke e çuar në 7.087 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 6.395, transmeton Anadolu Agency (AA).
Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer 1.372.834 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.210 teste të kryera brenda ditës së fundit.
