Kandidati për kryetar të Prishtinës nga PDK-ja Uran Ismaili e ka pritur me trishtim vdekjen e regjisores së njohur Burbuqe Berisha, përcjell InLajmi.
Reagimi i tij ka qenë i menjëhershëm duke e krahasuar atë si ikona e regjisë e cila sipas tij kishte një energji pozitive dhe punën e bënte me pasion.
Ai ngushëlloi familjen e të ndjerës dhe gjithë qytetarët.
Postimi i plotë i tij:
Tejet i mërzitur me lajmin për ikjen e Burbuqe Berishës, ikonës së regjisë dhe teatrit të Prishtinës e Kosovës. Një shoqe me vlerë, që edhe në ditët e vështira të përballjes me sëmundje, gjente energji me folë me pasion për andrrat e projektet që i zhvillonte për të mirën e shoqërisë. Kemi me mbajtë në mend për dashurinë, pasionin, e energjinë që e ka përcjellë te kushdo që e ka pasë fatin ta takojë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë qytetarëve të Prishtinës! /InLajmi/