Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të Feronikelit, ka njoftuar se nesër do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës, përcjell InLajmi.
Kjo protestë do të bëhet për shkak të mos interesimit të Qeverisë së Kosovës për gjendjen e rreth 1000 punëtorëve të kompanisë, të cilët që nga 8 Tetori janë të papunë.
“Nën organizimin e Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve, punëtorët e kompanisë “NewCo Ferronikeli” do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës. Protesta thirret si pasojë e mungesës së interesimit nga ana e qeverisë për gjendjen e rreth 1,000 punëtorëve të kompanisë, të cilët që nga 8 Tetori janë të papunë. Kërkesë do të jetë trajtimi serioz institucional i kësaj çështjeje për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejt”, thuhet në njoftim./InLajmi/


















