Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se ka ndërruar jetë laboranti mjekësor, Fahredin Mustafa, i cili ka punuar për shumë vjet në Laboratorin e Klinikës Obstetrike Gjinekologjike në Qendrën Klinike Universitare Kosovës, përcjell InLajmi.
Në njoftimin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar thuhet se Mustafa ka shërbyer me përkushtim të madh e profesionalizëm, duke u përkujdesur për pacientet në këtë klinikë.
“Gjatë punës së tij, Fahredini shërbeu me përkushtim të madh dhe profesionalizëm, duke ofruar shumë shërbime për pacientet e shtrira në këtë klinikë. Ngushëllime familjes, miqëve dhe kolegëve për këtë humbje të madhe”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së./InLajmi/.


















