Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka paralajmëruar se Lista Serbe mund të tërhiqet nga institucionet e Kosovës.
“Populli serb i është përgjigjur qartë të gjitha masave të njëanshme të Prishtinës me rezultatin e mirë të Listës Serbe në zgjedhjet lokale në Kosovë”, tha Drecun për RTS.
Andaj, sipas tij, me këtë rezultat serbët kanë treguar se nuk kanë frikë, nga siç tha ai, veprimet e dhunshme të Prishtinës. Me këtë besim që ka fituar Lista Serbe, Drecun thotë se tani janë gati të tërhiqen nga institucionet e Kosovës, në rast se nuk formohet Asociacioni i Komunave Serbe, transmeton Reporteri.net.
“Besimi i lartë që i është dhënë Listës Serbe, pra edhe Beogradit zyrtar, ka treguar se serbët nuk kanë frikë nga asnjë veprim i dhunshëm i Prishtinës, se në të ardhmen do të përgjigjen vetëm ndaj veprimeve të tilla të reja të mundshme dhe kjo është një gjë e mirë. për Listën Serbe, ajo me këtë e konfirmoi fuqinë e saj politike dhe se mund t’i dalë me kërkesë Prishtinës që nëse Asociacioni i Komunave Serbe nuk formohet, së shpejti do të heqin dorë nga pjesëmarrja në institucionet e Kosovës”.