Komisoni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar votat me kusht dhe ato të personave me aftësi të kufizuara për Zgjedhjet Komunale të 17 Tetorit, përcjell InLajmi.
Ramiz Lladrovci i Partisë Demokratike të Kosovës, ishte kandidati që mori më së shumti vota në këtë komunë, ku gjithsej ai mori 219 vota.
I dyti me radhë është kandidati i Demokratëve për Drenasin, Driton Ajazi mori 148 vota, ndërsa kandidati i LVV-së, Fejzi Kiqina mori 116.
Ndërsa sa i përket votave për asamble komunale, PDK-ja mori 186 vota, LVV-ja 119 vota, LDK-ja 10 vota dhe Demokratët për Drenasin 99 vota./InLajmi/




















