Këshilli i Sigurimit i kombeve të Bashkuara ka planifikuar mbajtjen e një takimi emergjente me dyer të mbyllura pas pucit në Sudan.
Diplomatët kanë thënë të hënën mbrëma se janë kërkuar konsultime nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Irlanda, Norvegjia dhe Estonia
Takimi është caktuar që të mbahet në orën 16:00, raporton Euronews
Ushtria e Sudanit mori të hënën në duar pushtetin, duke arrestuar kryeministrin Abdalla Hamdok dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë tranzicionale, transmeton Klankosova.tv.
Së paku tre persona janë vrarë dhe mbi 80 janë plagosur pas shpërthimit të protestave.