Gazetari nga Kosova, Halil Berisha, është paraqitur si dëshmitar në Dhomat e Specializuara të Gjykatës së Hagës, për të dëshmuar kundër Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit, përcjell InLajmi.
Berisha, ka thënë se nuk është shumë i lumtur që jam këtu për të dëshmuar para juve, por unë jam këtu sepse më keni obligaur, por ky fakt nuk do të thotë se nuk do të tregojë të vërtetën.
“Unë veç desha të them që nuk jam shumë i lumtur që sot jam këtu për të dëshmuar para juve. Kjo assesi nuk do ta pengojë faktin që unë do ta them vetëm të vërtetën”, tha Berisha.
“Megjithatë, unë këtu jam sepse më keni obligu. Por përndryshe, nuk jam shumë i lumtur që gjendem këtu”, shtoi ai. /InLajmi/


















