Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini, ka folur rreth raportimeve se ishte Pal Lekaj ai që bashkëpunoi me PSHDK-në për zgjedhjet komunale të 17 Tetorit. Gjini është në balotazh me Mimoza Kusari-Lilën e VV-së.
“Pal Lekaj është Aleancë, nuk e kam plan me u lëshuar në këtë temë por çështja është se nëse unë duhet me i vë faj dikujt, pse për 1.600 vota s’kemi kaluar pa balotazh, atëherë duhet me kthyer pasqyrën dhe me pa a kemi bërë ne ndonjë gabim unë dhe kolegët e mi”, thotë Gjini.
“Unë mendoj se ka pasur njerëz që është dashur me u angazhu pak më shumë. Unë besoj se do të angazhohen”, shtoi ai.
“Unë nuk e kam prit që PSHDK-ja do të nxjerr kandidat në këto zgjedhje. Por ata kanë besuar se është mirë për PSHDK-në me nxjerr kandidat”, tregoi Gjini në RTV Dukagjini.
“Unë kam punuar shumë që PSHDK të mos ketë kandidat në këto zgjedhje por ka pasur problem tash e 2 vjet në mes të koalicionit AAK-PSHDK për të cilat unë gjatë gjithë kësaj kohe jam munduar t’i shuajë”, kishte thënë Lekaj.
Ardian Gjini prin me 18.382 ose 46 % të votave derisa Mimoza Kusari-Lila mori 14.819 ose 37.08%.
Ferdinand Kolaj i PSHDK-së u rendit i 3-ti me 2.652 ose 6.64% të votave.