Kryetari i Prishtinës Shepnd Ahmeti ka reaguar pasi që është thënë se mes tij dhe trajnerit të futbollit, Afrim Toverlani ka pasur përleshje fizike, përcjell InLajmi.
Ahmeti ka bërë të ditur se nuk ka pasur asnjë përkeshje fizike dhe as luftë me thika, ai gjithashtu ka bërë të ditur se mbrëmjen e kaluar Afrimi ka shkuar tek shtëpia e Ahmetit, ku ky i fundit nuk ishte aty dhe i njëjti ka bërë të ditur se policia ka arritur në kohën e duhur.
Kryetari i Prishtinës gjithashtu ka thënë se nuk ndihen as i kërcënuar e as i rrezikuar nga Afrimi duke shpresuar që ky incident të sqarohet dhe të kalojë sa më lehtë në organet e rendit.
Postimi i plotë i tij:
Falemnderit të gjithëve për pyetjet e kujdesin. I pash edhe titujt ne portale. Nuk ka pas kurfarë ballafaqimi fizik e as luftë më thika. Afrimin e njoh moti dhe e kam mik.
Ka qenë mbrëmë të shtepia kur nuk kam qenë unë dhe e ka thirr vetë policinë e cila me të arritur e ka arrestuar. Nuk ndihem as i kërcënuar e as i rrezikuar nga Afrimi edhe pse vizitat e vona në shtëpi kur nuk jam prezent dhe me fëmijë të mitur prezent nuk janë të mirëseardhura. Mirëpo, nuk ka pas as fjalosje e as ndonjë fjalë të rëndë me fëmijet dhe familjen.
Shpresoj që këtë incident Afrimi ta sqaroj e kaloj sa më lehtë me organet e rendit. Duke e pas mik qe një kohë të gjatë nuk besoj që ka pas qëllim të sulmit apo kërcënimit. /InLajmi/