Ka dështuar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit që ishte e paraparë të mbahej sot në ora 11:00, përcjell, InLajmi.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë para mediave se këtë mungesë nuk e konsiderojë të qëllimshme pasi edhe nga partitë e tjera kishe mungesa, jo vetëm nga Vetëvendosje.
“Nuk e konsideroj të qëllimshme pasi nuk kishte mungesë vetëm nga Vetëvendosje por edhe nga partitë e tjera. Për ne si grup parlamentar është jashtëzakonisht me urgjencë që të ndodh debati parlamentar”, u shpreh Tahiri./InLajmi/