Në konfliktin diplomatik mes Kosovës dhe Serbisë është përfshirë edhe Rusia, pasi që institucionet kosovare i shpallën persona non grata 2 zyrtarë rusë.
Ministria e Punëve të Jashtme ruse e ka vlerësuar si provokim vendimin e Kosovës dhe ka deklaruar se nuk do të ketë pasoja në statusin juridik të zyrtarëve rusë, shkruan gazeta ruse, duke shtuar se ata të shtunën janë larguar nga Kosova, shkruan e përditshmja e Moskës.
Si rregull, në rastet e shpalljes së zyrtarëve të saj non grata, i përgjigjet reciprokisht shtetit tjetër, transmeton Gazeta Express.
Njëri nga 2 zyrtarët e shpallur non grata nga Kosova ishte dëbuar nga Shqipëria në janar, dhe se më parë kishte punuar në ambasadën ruse në Shkup.