Kryetari i Gastronomëve, Petrit Kllokoqi ka reaguar rreth organizimit të Darkes së Lamës nga krerët e institucioneve, përcjell InLajmi.
Kllokoqi përmes një postimi në Facebook ka përmendur disa nga nenet e masave anti-
Covid të iratuara na kjo qeveri.
Rreth kësaj ai ka shkruar se “Çka bënë i forti, i ligi çuditet”.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Qka bon i forti, i ligi Çuditet !
4 veta në tavolinë, 50% e kapacitetit të hapësirës lejohet të shfrytëzohet.
P.s.
- [Kufizimi i mbledhjeve publike dhe private]
- Përveç nëse përcaktohet ndryshe në këtë vendim, lejohen grumbullimet në ambiente të mbyllura deri në tridhjetë (30) persona (punëtori, mbledhje, seminare, trajnime apo grumbullime tjera). Obligohet që pjesëmarrësit të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që të ju lejohet hyrja në këto ambiente, si dhe organizatori obligohet të siguroj distancën fizike prej 1 metër në mes të personave dhe kontrollimin e dëshmive përkatëse. /InLajmi/