Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë sot në takimin për Strategjinë Kombëtare për Zhvillim 2030, ku ka thënë që përmes kësaj strategjie synojnë t’i shtojnë të ardhurat për punëtorët dhe ta përmirësojë mirëqenien dhe ambientit për gjeneratat pasuese.
Ky takim u organizua nga Zyra për Planifikim Strategjik në Zyrën e Kryeministrit dhe Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, në emër të Qeverisë Gjermane, me qëllim të përcaktimit të planeve për avancimin e projekteve të zhvillimit.
“Nëpërmjet kësaj strategjie synojmë që qeverisja jonë të jetë transformuese në atë mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e jetesës për qytetarët, të shtojmë të ardhurat për punëtorët, të ngrejmë mirëqenien dhe të mbrojmë ambientin për gjeneratat e ardhshme”, ka thënë Kurti.
Ai e ka quajtur këtë strategji si dokument kryesor orientues për qeverisjen e tyre dhe të domosdoshme për secilën ministri dhe institucion.
“Strategjia Kombëtare për Zhvillim 2030 do të jetë dokumenti kryesor orientues afatgjatë për qeverisjen tonë. Për këtë qëllim, është e domosdoshme që secila ministri, secili institucion qeve