Vaksinën anti-Covid, qytetarët e Prishtinës 3 ditë më parë patën mundësi ta marrin në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Ministria e Shëndetësisë u bëri thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë edhe këtë mundësi shtesë për t’u vaksinuar kundër koronavirusit, si rrugën më të sigurt për parandalimin e infektimit nga koronavirusi.
Kjo ministri ka thënë se në fazat e mëtejme do të ketë një tranzicion të qendrave të vaksinimit nga ato ku janë aktualisht.
“Ëshët në finalizim e sipër përditësimi i vaksinimit lidhur me virusin korona që nënkupton që në fazat e metejme do të ketë një tranzicion të qendrave të vaksinimit nga ato ku janë aktualisht, në hapësira të QKMF-ve apo qendrave që komunat i vlerësojnë të përshtatshme, pasiqë një pjesë e madhe e popullatës është vaksinuar”.
Ministria e Shëndetësisë tha se organizime të ngjashme priten edhe në komuna të tjera të vendit.
“Vaksinimi përveç në qendrat e vaksinimit, do të bëhet sipas nevojës edhe në qendra apo lokacione të ndryshme. Sigurisht që përveç Prishtinës, organizime të ngjashme priten edhe në komuna të tjera”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie, shkruan Klan Kosova.tv.
Tutje, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se kjo do të ndodh varësisht prej organzimit dhe kërkesave.