Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka kujtuar babain e Ramush dhe Daut Haradinaj, Hilmi Haradinaj në përvjetorin e lindjes, përcjell InLajmi.
Meta në këtë rast ka thënë se përkujtonë me nderim dhe respektin më të thellë babain trim dhe fisnik të heronjëve dhe komnadatëve të familjes Haradinaj.
Postimi i plotë i tij:
Sot në përvjetorin e lindjes, përkujtojmë me nderim dhe respektin më të thellë babain trim dhe fisnik të heronjëve dhe komandantëve të familjes Haradinaj, Bacën Hilmi, veprimtarin dhe patriotin e palodhur, që aq shumë dha për çështjen kombëtare, Kosovën e lirë dhe të pavarur! /InLajmi/