Më në fund do t’i kthejmë akrepat e orës një orë mbrapa në Tetor, siç kemi bërë për kaq shumë vjet, duke shënuar fillimin e kohës së dimrit. Të Dielën e fundit të Tetorit, domethënë më 31 Tetor 2021, ndryshimi i kohës do të ndodhë normalisht, pasi pandemia e Covid-19 solli ndryshime dhe vendosi planifikimin për heqjen e ndryshimit të orës.
Prandaj më 31 Tetor 2021, do të kthehet një orë mbrapa, nga ora 04.00 në 03.00 në mënyrë që të bëjmë kalimin nga koha e verës në dimër, shkruan CNN.
Parlamenti Evropian kishte vendosur që ndryshimi i kohës të ndalet të Dielën e fundit të Marsit 2021 për vendet e Bashkimit Evropian, të cilat duan të mbajnë kohën e verës përgjithmonë, ndërsa për Shtetet Anëtare që duan kohën e dimrit, ndryshimi do të jetë bërë të dielën e fundit të Tetorit 2021, pra këtë vit më 31 Tetor, transmeton Lajmi.net.
Më 26 Mars 2019, Parlamenti Evropian miratoi qëndrimin mbi propozimin e Komisionit për t’i dhënë fund praktikës së ndryshimit të kohës, duke mbështetur ndryshimet e fundit të kohës deri në vitin 2021, kohë në të cilën secilit vend i kërkohet të zgjedhë nëse akrepat e orës do të qëndrojnë gjatë verës apo dimër.