Një person është vrarë me armë zjarri mbrëmje e së shtunës në Fier.
Policia tha se ngjarja ndodhi në vendin e quajtur ‘Rreth-rrotullim i QTU-së’, ku nga një automjet tip ‘Benz’ është qëlluar me armë zjarri shtetasi D. B, 57 vjeç, i cili ndodhej brenda automjetit të tij tip “Audi”.
Si pasojë e plagëve të marra 57-vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit, shkruan TCH.
Në fshatin Daullas është gjetur e djegur një makinë tip “Benz” e cila dyshohet se është e autorëve të ngjarjes, tha policia

















