Milani do të tentojë transferimin e një mesfushori ofensivë gjatë afatit kalimtar të janarit.
Gjiganti italian dëshiron ta përforcojë repartin e mesfushës dhe tani kanë gjetur lojtarin e duhur.
Mesfushori japonez, Daichi Kamada është në listën e transferimeve të Milanit.
Calciomercato ka raportuar se trajneri Stefano Pioli e pëlqen shumë lojtarin dhe ka dhënë dritën e gjelbërt për transferimin e tij.
25-vjeçari aktivizohet në Bundesliga me Eintracht Frankfurtin dhe shihet si zëvendësuesi perfekt i Hakan Calhanoglut i larguar në verë.
Kamada luan mjaftë mirë me topin si dhe ka aftësi të mira shënimi e për të asistuar, gjë që i pëlqen kjo Piolit, transmeton Telegrafi.
Rossonerët do të tentojnë gjatë janarit afrimin e lojtarit, ku janë të gatshëm të ofrojnë 20 milionë euro.