Kanë kaluar më shumë se 2 javë në qytetin e Pejës, që nuk kishte asnjë pacientë të shtrirë duke u trajtuar me koronavirus, përcjell InLajmi.
Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se vetëm dje kemi pasur 2 pacientë që kanë kërkuar trajtim për koronavirus, ku të 2 pacientët ishin të pavaksinuar.
Postimi i plotë nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës:
“Pas më shumë se dy javë që nuk kishe pacientë me Covid-19, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë nga dje kemi përsëri dy pacientë duke i trajtuar për Covid-19. Të dy pacientët janë të pavaksionuar. Përndryshe furnizimi nga lista esenciale me barna vazhdon të jetë stabil dhe furnizim shumë i mirë”./InLajmi/