Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, ka kundërshtuar masat e reja anti-Covid, të shqyrtuara nga Qeveria, përcjell InLajmi.
Kjo shoqatë ka ftuar të gjithë gastronomët që të dalin para Qeverisë të protestojnë me sirenat e automjeteve të tyre.
Sipas njoftimit të gastronomëve, kjo protestë parashihet të fillojë sot nga ora 21:30.
Vendimi i Qeverisë për gastronomët është zgjatja e orarit deri në ora 23:00 ndërsa muzika të ndalet në ora 21:30, e ky është shkaku kryesor që gastronomët po kundërshtojnë këto masa.
Postimi i plotë i Shoqatës së Gastronomëve:
Nesër, e diele, ora 21:30, ftojmë të gjithë gastronomët që të dalim para Qeverisë, duke i marrë automjetet tuaja për të protestuar kundër masave të reja, me sirena!!
Kundërshtojmë masat duke e rujt shëndetin publik!
#muzikanukvret/InLajmi/