Kandidati për kryetar të Prishtinës Gëzim Mehmeti , në një konferencë të mbajtur për media ka thënë se dia individëve i është abuzuar e drejta e votës, përcjell InLajmi.
Mehmeti, thënë se AKR është dëmtuar me 1 deri 2%, si dhe partia e tyre kanë prova edhe pse nuk janë rezultatet preliminare.
“Qytetarët kanë treguar një kulturë të lartë të zgjedhjeve e edhe KQZ, mirëpo ka që disa individë kanë abuzuar me këto zgjedhje, dhe AKR është dëmtuar me 1 deri 2%. Ne kemi prova dhe edhe pse nuk janë rezultatet preliminare, po ju jap disa shembuj ku është abuzuar me votat e partisë tonë”.
E këta si parti kërkojnë që të gjitha vendvotimet në Prishtinë të shkojnë në rivotim.
“Kërkesa jonë është që në Prishtinë tek të gjitha vendvotimet të shkohet në rivotim duke pasur parasysh provat që kemi. Ne si subjekt politik do të paraqesim provat tona në PZAP, por edhe ankesa individuale. AKR pra kërkon rinumërim të votave në të gjitha vendvotimet”
Tutje Mehmeti tha se deri tani nuk kanë marrë ndonjë kërkesë për koalicion.
“Ne për arsye se nuk kemi pasur akoma rezultatet preliminare dhe se nuk u është ofruar nga ndonjë parti kërkesë për koalicion”./Inlajmi/