Para Gjykatës Kushtetuese kanë dal një numër qytetarëve, duke protesuar kundër vaksinimit të detyruar, raporton InLajmi.
Nga këta protestues ishte ngjitur një pankartë në rrethojat e kësaj gjykatëse, ku siç shihet ishte ish-ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, i cili u krahasua me nazistin Heinrich Himmler, i cili njihet si arkitekt i Holokaustit.
Thirrjen për protestë e ka ndarë Arianit Sllamniku në profilin e tij në Facebook, duke ftuar për t’iu bashkuar protestës kundër vaksinimit të detyruar. /InLajmi/