Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në orët e vona ka ndodhur një gabitje me armë zjarri një pompë të derivateve në rrugën “Faik Konica”, në përcjell InLajmi.
Sipas policisë, 2 persona nën kërcënimin e armës kanë grabitur pazarin ditor prej 600 euro dhe janë larguar.
Nuk raportohet për të lënduar.
Rasti është duke u hetuar.
“Rr. Faik Konica, Prishtinë 22.10.2021 – 00:06. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës në pompën e derivateve kanë hyrë dy persona njëri i armatosur dhe nën kërcënimin e armës kanë grabitur pazarin ditor prej afër 600 € dhe janë larguar. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes, nuk ka të lënduar, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë. /InLajmi/
