Kryeministri shqiptar Edi Rama vizitoi këtë të shtunë Egjiptin ku, sipas njoftimit të kryeministrisë, nënshkroi 3 marrëveshje bashkëpunimi në fushën e kulturës.
Në vizitën e tij Rama shoqërohej nga ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, shkruan A2 CNN.
Marrëveshjet e nënshkruara:
- Memorandum mirëkuptimi mbi bashkëpunimin në fushën e muzeve ndërmjet Muzeut Historik Kombëtar të Republikës së Shqipërisë dhe Këshilli i lartë i Antikiteteve i Republikës Arabe të Egjiptit
- Program ekzekutiv mbi bashkëpunimin kulturor midis Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës Arabe të Egjiptit
- Protokoll bashkëpunimi ndërmjet panairit të librit në Tiranë dhe Organizatës së përgjithshme të librit egjiptian