Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme. Ende do të jetë ngrohtë për këtë periudhë kohore. Vonë në mbrëmje vende-vende priten riga shiu.
Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot me alternime mes vranësirave dhe intervaleve kohore me diell. Në veriperëndim-veri të vendit dhe në jugperëndim priten shira të dobët lokal.
Shira të dobët priten edhe në Mal të Zi, ndërsa në Maqedoninë Veriore dhe Luginën e Preshevës pritet mot relativisht i ngrohtë dhe me intervale kohore me diell.
Pasnesër (e shtunë) në tërë rajonin na pret mot kryesisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme lokale shiu. Vende-vende priten edhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat pritet të shënojnë ulje graduale.
Nga e diela përmirësim gradual i motit dhe po ashtu kthjellim gradual. Mëngjeset pritet të jenë të ftohta me mundësi për ngrica dhe mjegull në disa rajone, ndërsa edhe gjatë ditës do të jetë freskët, por me kalimin e ditëve temperaturat ditore do të kenë tendencë të ngritjes graduale.