Policia e Kosovës njofton se gjatë aksionit në veri, një person i panjohur ka hedhur gurë në drejtim të një automjeti, ku ndodheshin 3 persona ndërkombëtarë, përcjell InLajmi.
Sipas policisë ky rast tashmë është nën hetime.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
“Zveçan, 13.10.2021-10: 55. Më datën 21.10 2021, është raportuar se me datën 13.10.2021 nga një person i dyshuar i pa njohur me një guri është dëmtuar automjeti i tyre Land Rover, në të cilin kishin qenë tre persona ndërkombëtarë. Nuk raportohet për të lënduar, lidhur me rastin është informuar prokurori i cili ka urdhëruar që të heteohet dhe inicohet rasti”, thuhet në raport./InLajmi/