Qeveria e Gjermanisë ka hequr Kosovën nga lista e kuqe, që përbëhet nga vende që kanë shkallë të lartë të infektimit me koronavirus, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit të Ambasadës gjermane në Kosovë, bëhet e ditur se ky ndryshim do të vlejë nga data 24 e këtij muaji.
“Ndryshimet e fundit: Heqja e Kosovës si zonë me rrezik të lartë nga 24 Tetor 2021”, thuhet në njoftim.
Gjermania kishte futur Kosovën në listën e shteteve me rrezik të lartë më 22 Gusht të këtij viti, pas rritjes së numrit të raste pozitive me koronavirus./InLajmi/

















