Ministria e Shëndetësisë njofton se ditën e Premte, nga ora 10:00-17:30, të gjithë të interesuarit për vaksinim kundër koronavirusit mund të vaksinohen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë edhe këtë mundësi shtesë për t’u vaksinuar, siç ka thënë, si rrugën më të sigurt për parandalimin e infektimit nga koronavirusi.
“Një praktikë e këtillë do të fillojë së shpejti edhe në komuna të tjera të Kosovës. MSH falënderon Forcat e Sigurisë së Kosovës për mbështetje për aksionin e nesërm të vaksinimit në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë”, thuhet nga MSH.
Dita/Data: E premte, 22 Tetor 2021
Vendi: Sheshi “Zahir Pajaziri”, Prishtinë
Ora: 10:00-17:30
Tema: Vaksinimi i qytetarëvë kundër COVID-19./InLajmi/