Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur që Hani i Elezit të shkojë në rivotim, përcjell InLajmi.
Këtë e ka bërë të ditur, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Eugen Cakolli nga KDI-ja.
Postimi i plotë i tij:
Me vendim të PZAP-së, janë anuluar zgjedhjet në komunën e Hanit të Elezit, ku për rrjedhojë do të ketë rivotim.
Vendimi i PZAP-së konstaton se në Han të Elezit ka pasur minim të integritetit të procesit zgjedhor, si rezultat i presionit ndaj votuesve dhe shitblerjes së votave nga ana e kandidatit të PDK-së./InLajmi/