PZAP ka refuzuar ankesën e Bekim Jasharit i cili votimin në Skenderaj e ka cilësuar si votim me presion nga PDK-ja për ta votuar partinë në fjalë, përcjell InLajmi.
Nga PZAP kanë thënë se kjo ankesë është e pabazuar në dëshmi të qarta dhe bindëse, pasi që kjo ankesë nuk mund të vërtetohet.
“Paneli vlerësoi se ankesa e parashtruar nga Lista e Pavarur- Bekim Jashari nuk është e bazuar në dëshmi të qarta dhe bindëse ashtu siç përcaktohet në nenin 117 par.3, të LZP-së ku thuhet se “Vendosja për apelet dhe ankesat nga PZAP-i mbështetet në dëshmi të qarta dhe bindëse”, pasi që nga shkresat e lëndës nuk mund të vërtetohet se ka ndodhur ndonjë shkelje në procesin e votimit me datën 17.10.2021, në Qendrat e Votimit të parashtruara në ankesë”, thuhet në vendim/InLajmi/