Derisa nga ministria e Shëndetësisë kanë njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 14 raste të reja me COVID-19, nga 2.140 testime, përcjell InLajmi.
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë viktimë.
Ndërkohë janë shëruar 61 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 157 mijë.
Ndërkohë që numri i dozave të administruara të vaksinës antiCOVID-19 është mbi 1.5milion. /InLajmi/