I ngarkuari me punë i Ambasadës së SHBA në Kosovë, Nicholas Giacobbe ndjehet mirënjohës ndaj presidententes së vendit Vjosa Osmani, për strehimin e 141 afganëve në Kosovë, përcjell InLajmi.
Ai ka shkruar se afganët që qëndruan në Kosovë tashmë janë rrugës për në SHBA.
Afganët ikën nga shteti i tyre pasi talibanët morën kontrollin e vendit, u transferuan në Kosovë nga forcat amerikane.
Postimi i plotë i tij:
“Mirënjohës ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe kosovarëve për pritjen e përkohshme të udhëtarëve afganë. Prioriteti ynë është plotësimi i kërkesave në mënyrë që mysafirët e Camp Liya-s të mund të largohen nga Kosova dhe ta fillojnë jetën e tyre të re. 141 afganë, 30% e atyre që mbërritën, tashmë janë rrugës për në SHBA”, ka shkruar Giacobbe në Twitter./InLajmi/
